Nga Islam Lauka

Nё deklaratёn pёrfundimtare tё Samitit tё sotёm tё Tiranёs mbi Ukrainёn bie nё sy se nёnshkruesit e saj nuk kanё firmosur nё emёr tё shteteve qё pёrfaqёsojnё, por nё cilёsinё e funksionit qё kanё. Duket se kjo ka qenё kёrkesa e presidentit serb Aleksandёr Vuҫiҫ qё aty tё mos figurojё emri i Republikёs sё Kosovёs.

Nё tekstin, relativisht tё gjatё tё deklaratёs, askund nuk pёrmendet kёrkesa pёr sanksione ndaj Rusisё. E kush tjetёr mund tё ishte e interesuar pёr injorimin e kёsaj kёrkese veҫ Serbisё, e cila ёshtё e vetmja qё nuk iu ёshtё bashkuar sanksioneve tё BE-sё kundёr Moskёs?

E fundit, por jo nga rёndёsia. Meqёnёse Samiti u zhvillua nё Shqipёri, pra nё njё vend ballkanik, rendi dhe logjika e donte qё nё deklaratё tё gjente vend rreziku i ndikimit negativ tё Rusisё nё kёtё rajon. Por jo, as qё bёhet fjalё. Sepse edhe kjo pikё lidhet me qёndrimet dhe kёmbёnguljen e Vuҫiҫit qё deklarata e Samitit tё Tiranёs tё ishte sa mё e butё ndaj aleatit tё tij strategjik, Vladimir Putin.

Mund tё thuhet se, nё bashkёpunim me Edi Ramёn dhe Aleksandёr Sorosin, Vuҫiҫi ia arriti plotёsisht qёllimit tё tij, tё deklaruar publikisht qё para takimit.

Ndaj pyetja qё shtrohet nё fillim tё shkrimit, nёse Samiti i Tiranёs ishte sukses i Zelenskit, Ramёs a Vuҫiҫit ka vetёm njё pёrgjigje – pёrfituesi i vetёm ёshtё presidenti serb, Aleksandёr Vuҫiҫ.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *