Fermerët kërkuan sërish ndihmë nga shteti duke deklaruar se po falimentojnë nga mbipopullimi i tregut me mallra serbe. 

Sipas tyre, qeveria nuk u jep subvencion. Ata thonë se atyre u janë vjedhur dhe fondet e BE-së, ndërkohë që mallrat serbe dominojnë tregun pasi subvencionohen nga shteti i tyre.

“Ne e akuzojmë Ballkanin në këtë drejtim sepse nuk ka faji Ballkani, malli do të futet atje por me kosto të ulët dhe ne po akuzojnë qeverinë që nuk subvencionon asgjë.

Edhe ndihmat e ‘Komunitetit Europian’ për bujqësinë nuk po na i japin, rrezik janë bërë resorte për qeveritarët.

Këtu tek ne pavarësisht se bëhet politika nuk ka asnjë lloj ndihme. Kemi një Ministri Bujqësie dhe drejtoria që del nëpër bashki, por ti nuk e njeh agronomin e bashkisë dhe askush nuk interesohet vec medias.

Kur problemi del në media, vjen ministri i bujqësisë na mbledh intelektualët që janë nëpër punëra shteti e nuk diskuton se çfarë po bëhet me bujkun e thjeshtë, e si do të vejë puna mbarë.

Po të na subvenciononte shteti si duhet, ashtu siç ndodh në Maqedoni, edhe ne do ta kishim dhënë me çmim më të ulët mollën, po kështu me këto kushte ne dalim difiçit. Po i shesim të gjitha makineritë që kishim për bujqësinë, për mollën.” – u shpreh një nga fermerët.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *