Nga Besjana Lushaj

Lajmi:
“Zelensky e kishte fshirë pjatën me salcën e kakaos.”

  • Në asnjë vend të botës ku ka shkelur Zelensky nuk ka ndodhur të gjurmohet se çfarë ha dhe ku shkon në tualet presidenti i Ukrainës gjatë vizitës.

Lajmi:
“Histori rrënqethëse: “Dëgjoi zëra para se të vetëvritej”.”

  • Nuk ka asgjë rrënqethëse të dëgjosh zëra por ka diçka shqetësuese. Dëgjimi i zërave është një nga simptomat kryesore të Skizofrenisë Paranojake! Zërat e dëgjuar në këtë rast janë zëra të natyrës urdhëruese, të cilët i shtyjnë/urdhërojnë pacientët me skizofreni ose të kryejnë vetëvrasje ose të dëmtojnë dhe të vrasin të tjerë. Këta zëra janë prezentë – vijnë dhe ikin herë pas here – si zëra të personave që ne i kemi njohur ne një moment në jetën tonë, ose si zëra të panjohur për ne, që pacientët kryesisht i lidhin me një prezencë hyjnore ose satanike. Një pacient me Skizofreni Paranojake mund të dëgjojë me dhjetëra zëra të ndryshëm, të natyrës urdhëruese ose këshilluese, brenda pak minutave. SP-ja trajtohet me medikamente dhe në një pjesë të konsiderueshme të rasteve mund të mbahet nën kontroll.

Lajmi:
“Mos hani vezë, shkaktojnë sëmundje të rënda. – çfarë i ndodhi nutricionistit 70-vjeçar.”

  • Nutricionist që nuk njeh BIAS-et, përgjithëson eksperiencën personale të cilën e kumton si dije të përbotshme.
    Gatimi i vezëve në temperaturën e gabuar dhe jo sipas rregullave të higjenës të parashikuara për gatimin e produkteve shtazore, çon në sëmundje/helmime të shkaktuara kryesisht nga parazitë. Mosruajtja në kushtet e duhura frigoriferike, prishja e zinxhirit transportues frigoriferik dhe mungesa e higjienës gjatë gatimit çojnë në ndodhi të tilla. Hani vezë, veç gatuajini dhe zgjidhini me kujdes.

Lajmi:
“Duhet të jemi krenarë se jemi vendi i Samiteve.”

  • Mirë jemi, por…: Çfarë produkti konkret diplomatik dhe politik kanë këto Samite? Për ne apo për Edi Ramën? Barku me Samite mbushet? Nxënia do Samitin? Kanë ikur mbi 500 mijë shqiptarë sepse nuk kemi pasur mjaftueshëm Samite?

Lajmi:
“Zbutet Vuçiçi në Tiranë, jep ndihma humanitare për Ukrainën.”

  • A nuk do të zbutej në qoftë se do të dënonte sulmin ndaj Ukrainës duke u distancuar nga Rusia? Cila është zbutja dhe cila është tallja??

Lajmi:
“Aureli dhe Ueda tregojnë planet për martesë.”

  • Who the fuck are “Aureli dhe Ueda”??!!

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *