Kristjan Asllani shënoi golin e parë për Interin në sfidën ndaj Xhenoas, ndërkohë që zhvilloi një 90 minutësh që u vlerësua shumë si nga trajneri ashtu dhe nga specialistët. 

Pas ndeshjes, trajneri Simone Inzagi nuk i kurseu fjalët e mira për mesfushorin shqiptar duke e vlerësuar për paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit ku ishte titullar pasi mungonte Çalhanoglu. 

“Asllani duhet duartrokitur, ka luajtur tre ndeshje në një javë dhe ka qenë i aftë të jetë në nivelin e duhur. Nuk kanë qenë tre ndeshje të thjeshta, ndaj e përgëzoj. Të gjithë luajtën mirë, por më duhet t’i jap lëvdata publike sepse ishte shumë i mirë.

Shpresoj që për ndeshjet në vazhdim Çalhanoglu dhe Ftaresi të jenë në dispozicion pasi disa nga lojtarët kanë luajtur shumë dhe u nevojitet pak pushim.” – tha Inzagi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *