Mediat iberike raportojnë se Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit po e heton trajnerin Italian për mosdeklarim të ardhurash në periudhën 2014-2015 kur tekniku u ul për herë të parë në stolin e Realit të Madridit.
Italiani akuzohet se gjatë kësaj periudhe ka deklaruar vetëm të ardhurat e fituara nga Reali i Madridit, por jo ato të fituara nga e drejta e imazhit.
Hetuesit dyshojnë dhe për dy llogari të padeklaruara nga ana e Ançelotit.
Në rast se provohet fajësia, Karlo Ançeloti rrezikon dënimin me 4 vjet burg.