Bajerni i Mynihut përmbysi humbjen e parë 1-0 në transfertën ndaj Lacios me një triumf të pastër 3-0 në shtëpi duke siguruar kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Dopieta e Heri Kejn dhe goli i Tomas Myler i dhanë krahë sezonit të bavarezëve që dukej i venitur nga shkëputja e Bajer Leverkusenit në Bundesligë.
Tomas Tuhel nuk e fshehu syniimn e tij pas sfidës ndaj italianëve duke u shprehur se skuadra do të japë gjithçka për të fituar trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë.
“Kishim pritshmëri të mëdha, deshëm të kualifikohemi në çerekfinale. Objektivi i parë ishte të shënonim gol dhe sot nuk e humbëm durimin, as përqendrimin. Minutë pas minute i gjetëm gjithnjë e më mirë hapësirat, kemi shënuar golat në momentet e duhura dhe mendoj se fitorja ishte e merituar. Unë kam gjithmonë pritshmëri të mëdha ndaj vetes.” – tha Tuhel për “Sky”.