Presidenti i SHBA-ve tha gjatë fjalimit vjetor në Kongres se vendi që ai drejton nuk do të përkulet para një diktatori si Vladimir Putin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi sërish më shumë ndihma për Ukrainën.

“Të përkulesh para një udhëheqësi rus, është skandaloze, e rrezikshme dhe e papranueshme.” – tha ai.

Baiden shtoi se nëse Ukraina nuk mbështetet me armatimet e nevojshme, sovraniteti i saj rrezikohet seriozisht e bashkë më të dhe siguria e Evropës. 

“Nëse mbështetja për Ukrainën nuk vijon, ajo është e rrezikuar dhe bashkë me të është e rrezikuar dhe Evropa” – nënvizoi Baiden.

Presidenti aktual akuzoi rivalin e tij Donald Tramp se tentoi të përmbysë me dhunë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara presidenciale duke e konsideruar ish-presidentin si rrezik për demokracinë dhe të ardhmen e Amerikës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *