“El Miraes” shkruan se Granada po planifikon shitjen e sulmuesit shqiptar në rast se ekipi nuk arrin të mbijetojë në elitën e futbollit spanjoll.
Granada noton në fundin e tabelës me dhjetë pikë larg zonës së mbijetesës duke patur pak shpresa për mbijetesë.
Kjo situatë i ka shtyrë drejtuesit e klubit të riprojektojnë synimet për të ardhmen.
Granada mendon të fitojë një shumë mes 10-12 milionë eurove nga shitja e sulmuesit shqiptar dhe Sevilja raportohet se është e gatshme të paguajë për kartonin e 28-vjeçarit beratas.
Andaluzianët e shohin Uzunin si element të përshtatshëm për mënyrën e tyre të lojës dhe shanset që sulmuesi të jetë shok skuadre me Serxho Ramosin sezonin e ardhëm janë të mëdha.
Interes për Uzunin ka shfaqur dhe Betis.
Myrto Uzuni ka shënuar 7 gola deri në këtë fazë të kampionatit me Granadan.