Tomas Tuhel ishte i drejtpërdrejtë me gazetarët në konferencën e shtypit duke deklaruar se Bajer Leverkuseni udhëheq me meritë në krye të Bundesligës dhe se shanset e Bajernit për titull varen para së gjithash nga gabimet e mundshme të rivalit.
“Unë nuk jam i çmendur dhe e kuptoj shumë mirë se titulli nuk varet më nga ne. Detyra jonë është të gjejmë ekuilibrat e duhur dhe të përpiqemi të mos pësojmë humbje të tjera deri në fund të sezonit. Leverkuseni është me meritë aty ku është dhe neve na mbetet të fitojmë dhe të shpresojmë që ata të gabojnë. Fitorja me Lacion në Champions na ka dhënë motivim në këtë fazë vendimtare të sezonit. Duhet të mbajmë këtë ritëm. Rikthimet e Koman dhe Gnabri do të na ndihmojnë në arritjen e synimeve tona.” – u shpreh Tuhel.