Agjensia shtetërore e lajmeve në Turqi, “Anadolu” raporton se Rexhep Taip Erdogan mund të tërhiqet nga politika në fundin e mandatit të tij. 

Sipas këtij medium, Erdogan ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 31 marsit që mbahen në Turqi do të jenë të fundit ku ai do të drejtojë një fushatë për partinë e tij. 

Rexhep Taip Erdogan ka mbi dy dekada në krye të Turqisë me shumë gara zgjedhore të fituara. 

Ai u rizgjodh president i vendit në zgjedhjet e fundit në një proces të kundërshtuar nga opozita për parregullsi dhe manipulime. 

Erdogan vlerësohet nga një pjesë e opinionit turk si reformator dhe forcues i pozitës së Turqisë në rrafshin gjeopolitik, ndërkohë që një pjesë tjetër e opinionit e cilëson atë si autokrat klasik, minues i të drejtave njerëzore dhe përndjekës i kundërshtarëve të tij politik.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *