Komiteti Amerikan për Inteligjence publikoi një raport ku ndër të tjera theksohet rreziku i shtuar për përshkallëzim tensionesh në rajonin e Ballkanit, ku zonat më të rrezikuara janë Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.
Sipas raportit, lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik po punon për ndarjen e këtij shteti dhe bashkimin e pjesës serbe me shtetin e Serbisë.
Raporti nënvizon se tensionet mund të rriten sërish dhe në Kosovë pas atyre të vitit të kaluar.
“Liderët nacionalistë ka shumë të ngjarë t’i acarojnë tensionet për të përfitime politike, ndërsa aktorët e jashtëm do t’i shfrytëzojnë dallimet etnike për ta rritur apo mbrojtur ndikimin e vet rajonal, apo për të mos e lejuar integrimin më të madh të Ballkanit në institucionet euroatlantike dhe të Bashkimit Evropian.
Milorad Dodik, presidenti i Republikës Sërpska, është duke u përpjekur tash e dy vjet që entiteti i Bosnjë e Hercegovinës të marrë pushtetin e shtetit dhe të krijojë institucione paralele, duke kërcënuar se Republika Sërpska do të ndahet nga Bosnja e Hercegovina përgjithmonë.” – thuhet në raport.