Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha gjatë një fjalim elektoral se një luftë bërthamore është  e mundur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të dërgojnë trupa ushtarake në territorin e Ukrainës. 

Sipas kreut të Kremlinit, një veprim i tillë do të konsiderohej si ndërhyrje në territorin rus dhe reagimi me armë bërthamore do të ishte i pashmangshëm.

“Në Shtetet e Bashkuara ka mjaftueshëm specialistë në fushën e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe në fushën e kufizimit strategjik. Prandaj, nuk mendoj se ata kanë interes të punojnë në këtë drejtim (të përplasjes bërthamore), por ne jemi gati për çdo rast”  – tha Putin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *