Emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Eskobar e cilësoi si jokompetetent dhe me pasoja katastrofike vendimin e qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit serb në territorin e këtij shteti duke e trajtuar si vendim që cënon të drejtat e pakicës serbe.

Eskobar tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Bruksel se ka komunikimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është i vështirë dhe problematik, jo vetëm për shtetin që ai përfaqëson, por dhe për shtete të tjera partnere. 

Emisari amerikan shtoi se do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me drejtuesit e shtetit dhe përfaqësues të komunitetit serb në përpjekje sipas tij për të ulur tensionet e shkaktuara nga vendimmarrjet e qeverisë në Prishtinë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *