Njoftimin e dha klubi i Empolit duke sqaruar se mbrojtësi ka pësuar një tërheqje në kofshë në ndeshjen e fundit ndaj Milanit.
Koha e riaftësimit për këtë dëmtim kërkon të paktën një muaj qëndrim jashtë fushave.
Për rrjedhojë, Ismajli do të mungojë në dy miqësoret e kombëtares shqiptare ndaj Kilit dhe Suedisë këtë muaj.
Silvinjo pritet të ndryshojë planet pasi Ismajli ishte planifikuar titullar përkrah Gjimshiitit në qendër të mbrojtjes dhe mungesa e tij mund të krijojë më shumë hapësirë aktivizimi për Marash Kumbullën e rikthyer të luajë pas një dëmtimi të gjatë.