Kampionët në fuqi të Mançester Sitit sfidojnë rekordmenët e Realit të Madridit në një përballje e cila vlerësohet si më e forta në raundin çerekfinal të garës më të rëndësishme për klube në Evropë. 

Bajerni i Mynihut përballet me Arsenalin një duel që premton garë të fortë sportive, ndërsa Atletiko e Madridit do të masë forcat me Borusian e Dortmundit. 

Sfidë e luftuar pritet të jetë dhe ajo mes Barcelonës dhe Paris Sent-Zhermenit. 

Në gjysmëfinale, fituesja e çiftit Mançester Siti-Real Madrid do të përballet me fituesen e çiftit Arsenal-Bajern, ndërsa fituesja e çiftit Barcelona-PSG gjen në gjysmëfinale fituesen e çiftit Atletiko-Dortmund. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *