Burime nga kjo ministri i thanë “Zërit të Amerikës” se Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Tramp ka aplikuar për kryerjen e dy investimeve në zonat e Sazanit dhe Zvërnecit.
“Bëhet fjalë për një projekt turistik në ishullin e Sazanit, si shumë aplikime që bëhen nga investitorë të huaj, dhe lajmi i mirë është që tanimë turizmi ka hyrë në sektorët e interesit të investitorëve të huaj, jo vetëm të shqiptarëve. Por sipas ligjit, projekti duhet të kalojë në disa shkallë shqyrtimesh, para se të merren vendime.”- thuhet në sqarimin e ministrisë.
Kompania “Affinity Partners” planifikon të ndërtojë dy eko-resorte në Sazan dhe Zvërnec, ndërkohë që Jared Kushner tha për “Bloomberg News” se këto zona janë shumë tërheqëse për investime.
Kompania e drejtuar nga dhëndri dhe ish-këshilltari i Donald Tramp posedon asete me vlerë prej 3.2 miliardë dollarësh.