Arbër Hoxha është një nga risitë në listën e Silvinjos për miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë, më 22 dhe 25 mars. 

Sulmuesi i krahut kaloi nga Slaven Belupu në radhët e Dinamos së Zagrebit gjatë muajit janar. 

Hoxha arriti të jetë menjëherë protagonist me kroatët duke marrë dhe vendin e titullarit, ndërkohë që së fundmi shënoi dhe në Konferencë Ligë nga PAOK-ut në Selanik. 

Hoxha kishte luajtur dhe në tre ndeshje miqësore si pjesë e përfaqësueses së Kosovës, por në fund vendosi të veshë fanellën kuqezi. 

Arbër Hoxha fillimisht spikati në radhët e Istogut, më pas ishte pjesë e Prishtinës dhe Ballkanit po në ligën e Kosovës. 25-vjecari kaloi më pas në radhët e Lokomotivës së  Zagrebit. Kulmin e formës e arriti në radhët e Slaven Belupos prej nga kaloi te Dinamo e Zagrebit. 

Silvinjo pritet t’i japë minuta në dy përballjet ndaj Kilit dhe Suedisë duke i dhënë Hoxhës mundësinë të tregojë vlerat e tij dhe të vendosë kandidaturën për të qenë pjesë e kombëtares në Euro 2024.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *