Kreu i “Lëvizja Bashkë” theksoi në një status në fejsbuk se qeveria shqiptare po shet pasuritë e vendit te oligarkët vendas, e tashmë edhe te ata të huaj.

Arlind Qori e cilêsoi përvetësimin të pasurisë shqiptare synimin e dhëndrit të Donald Tramp për të ndërtuar resorte në Sazan dhe Zvërnec.

Sipas tij, oligarkia ka kapur pozitën dhe opozitën pasi dhe kjo e fundit po hesht lidhur me këtë çështje.

“Çka mund të kuptohet deri tani nga shkrimi i New York Times-it.

1. Dhëndri i Donald Trump-it kërkon të përvetësojë ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin për të ndërtuar komplekse turistike. 

2. Nënkontraktori i tij pritet të jetë Shefqet Kastrati, i cili ndërkohë ka blerë një shtëpi afër rezidencës së Trump-it dhe një hotel në SHBA, duke nxjerrë nga Shqipëria 62.5 milionë euro. 

3. Qeveria shqiptare nuk ka bërë publike asnjë procedurë të ndonjë konkursi a tenderi ndërkombëtar për koncesionimin e Sazanit e Zvërnecit. 

4. Gjasat janë që sidomos në rast të zgjedhjes së Trump-it president dhe me ndikimin që oligarku Kastrati ka mbi Edi Ramën, këto projekte do të shkojnë përpara pa e çarë shumë kokën për rregullat e konkurencës, përfitimet e shtetit apo impaktin mjedisor. 

5. “Revolucionarët” në dritare dhe poshtë dritares kthejnë kokën nga ana tjetër pa guxuar të bëjnë as gëk, as mëk. 

6. Ne si popull, edhe në këtë rast, do të mbetemi me gisht në gojë.” – shkruan ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *