Kryeparlametari i Kosovës u shpreh gjatë një interviste televizive se emisari amerikan për dialogun me Serbinë, Gabriel Eskobar ka qasje krejtësisht të njëanshme në këtë proces. Glauk Konjucja theksoi se Eskobar po sillet njësoj si Mirosllav Lajçak, pasi dhe i dërguari i BE-së ka të njëjtën qasje. 

Ai shtoi se dialogu me Serbinë nuk duhet të ketë asnjë ndikim në vendimmarrjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. 

“Zoti Eskobar është tërësisht në kornizat e zotit Lajçak, kjo do të thotë se zoti Lajçak e ka një qasje e cila e ka kështu pjesën e vetë Kosova duhet të realizoj tash e 100% e pastaj lejona neve Serbinë se na e dimë qysh merrmi me ta e kjo Kosovës i ka kushtuar shumë. Ajo që e tha Eskobar mu duk e çuditshme dhe më duket e bëri për arsye që nuk mund të arrinte një marrëveshje me qeverinë për aspektin e dinarit, dhe më duket se e ngarkoi Kosovën padrejtësisht me disa kritere të cilat ne i kemi tejkaluar.” – tha Konjufca në Kanal10.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *