Klubi bavarez dhe vetë lojtari kanë deklaruar se janë të hapur për të dëgjuar ofertat për mesfushorin gjerman.
Joshua Kimmich ka vendosur të mbyllë karrierën te Bajerni i Mynihut pas shumë problemeve dhe peripecive sidomos gjatë dy sezoneve të fundit.
Lojtari ka një raport të thyer me drejtuesit e klubit dhe me trajnerin Thomas Tuchel i cili po ashtu ka deklaruar largimin nga stoli bavarez në fund të sezonit.
Klube me peshë në Premier Ligë, La Liga dhe në Serinë A pritet të paraqesin ofertat e tyre për shërbimet e mesfushorit i cili luan dhe si mbrojtës i djathtë.