Drejtuesi i Komisionit për Punë të Jashtme në parlamentin gjerman, Michael Roth shkroi se Serbia nuk mund të vendosë kushte nëse portat e Bashkimit Evropian janë të hapura ose për të ose për Kosovën.
Roth theksoi se Serbia nuk ka vend në BE për sa kohë që drejtohet nga një politikan si Aleksandër Vuçiç.
“Presidenti Vuçiç keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si ‘ose Serbia ose Kosova’. Por, Vuçiqi ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE.”- ka shkruar Rothi në platformën X.”