Media italiane shkroi se drejtuesit e Juventusit do e ndjekin nga afër Mario Mitajn në miqësoren që Shqipëria luan ndaj Kilit pasi 21-vjeçari po vlerësohet si një nga synimet e merkatos juventine.
Ish-tekniku i kombëtares, Edi Reja ishte ai që e afroi Mitajn për herë në parë në kombëtare. Reja foli për “Tuttosport” ku vlerësoi Mario Mitajn për cilësitë e tij në fushën e lojës dhe ato jashtë saj.
“Që në fillim më la përshtypje mënyra se si e pasonte topin, qartësia e tij në vendosje, zgjuarsia në leximin e situatave gjatë lojës.
Ai është mbrojtësi perfekt për skemën 4-3-3 pasi di të shtyjë dhe në fazën sulmuese.
Jashtë fushës është një djalë shumë i përmbajtur, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij. Ai është natyrë e turpshme, ndërsa në fushë ka një personalitet krejt tjetër.” – theksoi Edi Reja.