Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti publikoi disa pamje ku sipas tij trupa të ushtrisë serbe shihen duke kryer manovra shumë afër kufirit me Kosovën në fshatin Banjë të Zubin-Potokut. Kurti theksoi se forca të regullta ushtarake serbe shihen dhe në pamje në fshatin Oslarë të Bujanovcit shumë afër kufirit me Kosovën.

Ai nënvizoi se këto manovra nuk janë aspak normale, por vijnë në vazhdën e kërcënimeve të drejtpërdrejta që Aleksandër Vuçiç adreson në vazhdimësi ndaj Kosovës.

“Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se ‘Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar’. Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.” – shkruan Kurti në profilin e tij në Fejsbuk.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *