Ish-futbollisti i Milanit, Realit të Madridit dhe kombëtares braziliane ishte dënuar nga një gjykatë italiane në vitin 2017. Ai akuzohet se bashkë me 5 persona të tjerë kishin përdhunuar në grup një 22-vjeçare shqiptare në vitin 2013.
Dënimi i të akuzuarve u rikorfimua nga Apeli në Itali në vitin 2018.
Robinjo ishte larguar drejt Brazilit për t’i shpëtuar dënimit pasi Brazili nuk i ekstradon shtetasit e tij.
Mirëpo Gjykata e Lartë e Drejtësisë vendosi të mërkurën të njohë vendimin e drejtësisë italiane ndërsa Robinjo do e vuajë dënimin në atdheun e tij.