Një i ri shqiptar që jeton në Casalmaggiore (Cremona), është i pari i diplomuar i verbër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës. – shkruan La Republica.
Kledian Leka ka përfunduar studimet trevjeçare me një disertacion me vlerësimin 110, të titulluar “Metodologjia e Kompjuterizuar në Mësim. Strategjitë dhe mjetet për qasjen e studentëve me aftësi të kufizuara të pamjes”.
“Teza ime mund të jetë një udhërrëfyes për të ndihmuar të rinjtë me dëmtime të plota ose të pjesshme të shikimit. Nuk kishte materiale mësimore për nxënësit e verbër, kështu që nisa të përkthej dhe konvertoj në braille (shkrimi për të verbrit) të gjitha dokumentet tradicionale, në mënyrë që ato të ishin edhe të lexueshme për ne të verbrit.”- ka thënë Leka.
Klediani e humbi shikimin në moshën 11-vjeçare si pasojë e një aksidenti, ndërkohë që sot është programues i një kompanie shumëkombëshe.