Trajneri zikaltër është në rrugën e duhur për ta rikthyer Interin te titulli kampion dhe kjo ka mjaftuar që drejtuesit zikaltër të amnistojnë eliminimin nga Liga e Kampioneve dhe të përgatitin një tjetër rinovim për Simone Inzagin.
Me një Kupe Italie, një Superkupë dhe një finale të humbur Championsi, Inzagi ishte shndërruar në benjamin të tifozerisë zikaltër, por dora e zgjatur te titulli i ka forcuar ndjeshëm pozitat e teknikut në stol.
Burime pranë klubit raportojnë se Interi ka gati një ofertë inovimi me Inzagin që e mban këtë të fundit në drejtimin e skuadrës deri në vitin 2027..
Oferta përmban kontratë fikse deri në vitin 2026 me opsionin e zgjatjes dhe për një sezon.
Ky do të ishte rinovimi i tretë për Simone Inzagin pas atyre të qershorit 2022 dhe shtatorit 2023.