Duket se përballjes jashtë fushës së blertë të Liverpulit dhe Bajernit të Mynihut i erdhi fundi.
Të dyja skuadrat, prej kohësh në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, po e konkuronin fort njëra-tjetrën për afrimin e Xabi Alonsos në pankinat respektive.
Por, duket se ky afrim nuk do të bëhet realitet, të paktën dhe për sezonin e ardhshëm.
Alonso, ka lajmëruar dy ish-skuadrat e tij se do të vazhdojë të jetë trajneri i Bajer Leverkusenit të paktën dhe për vitin e ardhshëm.
Mesa duket Leverkuseni arriti të bindë xhevahirin e saj se projekti i filluar pa zhurmë pak muaj më parë nuk mund të kurorëzohet vetëm me një sezon fantastik në shifra dhe nje titull Bundeslige.
Tashme Aspirinat haptazi, synojnë më shumë se kaq.