Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot një seancë solemne për betejën e Koshares e cila ishte një nga ngjarjet më kulminante gjatë luftës së Kosovës. 

114 dëshmorë ranë në këtë betejë e cila nisi më 9 prill të 1999 dhe zgjati afro 60 ditë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pas shumë luftimeve të ashpra me ushtrinë dhe paramiltarët serbë arriti të merrte nën kontroll vijën e kufirit shqiptaro-shqiptar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë beteja ranë dëshmorë dhe drejtuesit e saj, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Abaz Thaçi dhe Xhemajl Fetahu.

Marrja nën kontroll e vijës kufitare i dha mundësinë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të siguronte rrugë të sigurta për furnizimin me armatin dhe rekturimin e vullnetarëve të rinj, periudhë gjatë së cilës vijonin dhe bombardimet e NATO-s ndaj objektivave ushtarake të Serbisë

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *