Kreu i “Lëvizja Bashkë” shkroi në profilin e tij të Fejsbukut se Erion Veliaj po përpiqet të përdorë fëmijët e shkollave për propagandë me synim për të mbuluar aferat korruptive në bashkinë e drejtuar prej tij.
Sipas Arlind Qorit, Erion Veliaj nuk mund të fshihet pas propagandës pasi faktet dëshmojnë se hierarkia e aferave korruptive është vetë ai.
“Erion Veliaj mund të instrumentalizojë nxënësit e një shkolle.
Mund të bëjë të heshtin shumica e mediave.
Mund të flasë budallallëqe mbi konfliktin e interesit.
Por nuk mund të fshehë faktet se:
Tre drejtorë të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht drejtues politikë të PS, janë në burg për përvetësimin e miliona eurove. Edhe më të shumtë janë drejtorë-partiakët që po hetohen për allishverishe.
Nofka e tij (Lali) përmendet si bashkëpronar i një hoteli në Durrës, të blerë me fitimet e kompanisë së drejtorëve të vet.
Për çdo ditë të kaluar jashtë burgut, ai duhet të falënderojë padronin e tij që, duke e mbrojtur, i shpëton lëkurën vetes.” – shkruan Qori.