Mediat në ishull dhe ato portugeze raportojnë se drejtuesit e Liverpulit janë në bisedime të avancuara me Ruben Amorim për t’i ofruar atij drejtimin e skuadrës në verë, kohë kur Jurgen Klop do të largohet. 

Këtë lajm e konfirmoi dhe Fabrico Romano. Sipas njohësit të çështjeve të merkatos, tekniku aktual i Sportingut të Lisbonës është zgjedhja e drejtuesve të Liverpulit për stolin e skuadrës. 

Ruben Amorim ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh nga Sportingu i Lisbonës, ndërkohë që ka spikatur me titujt dhe futbollin e zhvilluar me skuadrën e kryeqytetit portugez. 

Vetë Amorim nuk e mohuar kalimin te Liverpuli gjatë verës duke theksuar se në futboll gjithçka është e mundur, por pa dhënë detaje konkrete rreth bisedimeve. 

Si futbollist, Amorim luajti me Belenensesin, Benfikën dhe përfaqësuesen portugeze. 

Karrierën e trajnerit e nisi në vitin 2018, ndërkohë që ka drejtuar Bragën dhe prej tre sezonesh drejton Sportingun e Lisbonës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *