Publicisti Shkëzen Gashi u shpreh në “T7” se kryeministri aktual i Kosovës mund të marrë një tjetër mandat me rezultat edhe më të thellë.
Sipas Gashit, Albin Kurti ka treguar dinjitet në vendimmarrjet ndaj Serbisë, ndërkohë që mangësitë e qeverisjes së tij nuk po vihen në pah nga opozita.
Gashi shtoi se opozita në Kosovë nuk po arrin të adresojë kritikën e duhur ndaj Kurtit duke e sulmuar pikërisht në pikat e tij më të forta.
“Mendoj se nuk do të ketë zgjedhje deri në fundin e mandatit të kësaj qeverie. Vendimet e Kurtit munden me i siguru këtij një tjetër fitore edhe më të thellë. Mundet me marrë më shumë se 50%.
Këta (opozita) nuk po dinë as me e kritiku. Po e kritikojnë në ato çështje ku kryemnistri ka treguar më së shumti dinjitet dhe nuk po e kritikojnë fjala vjen në arsim, aty ku kjo qeverisje ka të meta të shumta.” – u shpreh Gashi.
Ai shtoi se pas Ibrahim Rugovës, Kurti është lideri më i fortë që ka patur Kosova. Sipas tij, shkatërrimi i strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, ndalimi i zgjedhjeve dhe referendumit të Serbisë në Kosovë, vendimi për dinarin, si dhe disa qendrime të tjera në raport me aleatët, i kanë dhënë Kurtit të një profil të lartë në opinionin publik.