Sasuolo e Nedim Bajramit dhe Marash Kumbullës shpërdoroi avantazhin 0-2 ndaj Salernitanës duke u barazuar në fund 2-2 dhe duke lënë dy pikë të çmuara në luftën për mbijetesë. 

Nedim Bajrami shënoi një nga golat e Sasuolos dhe dha asist për golin tjetër duke u vlerësuar nga “Sofascore” me notën 8.5. 

Trekuartisti i kombëtares shqiptare ka rigjetur formën e mirë pas shumë luhatjesh gjatë këtij sezoni. Paraqitje mesatare për Marash Kumbullën që luajti si zëvendësues.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *