Alibia e Erion Veliajt për aferat korruptive për të cilat akuzohen vartësit e tij ishte identike me atë që kryeministri Edi Rama ofron për ministrat e tij të korruptuar.
Veliaj deklaroi në “Top Story” se ishte pikërisht auditi i brendshëm në bashkinë e Tiranës që dështoi të shpaloste shkeljet dhe në asnjë rast ai si drejtues nuk kishte pse të mbante përgjegjësi.
“Sa kohë që ky sistem nuk e ka kapur, ka lindur nevoja që ta kapë një sistem tjetër. Për sa bashkëpunëtorë janë në punë të mbara do vazhdojmë punët e mbara, kush bën një gabim të shkojë të japë llogari nëse fiton rikthehet, nëse jo merret drejtësia. Përgjegjësia ime është t’i përgjigjem drejtësisë. Ambicia ime është të jem 100% transparent.” – u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se drejtësia duhet të kryejë punën e saj pa u ndikuar nga trysnia publike, ndërkohë që mohoi zërat se ka një konflikt të hapur mes tij dhe kryeministrit Rama.