Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori vijoi akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës duke e akuzuar se po përdor media të blera me paratë e korrupsionit dhe pseudoartistë për të mbuluar vjedhte e vartësve të tij në bashkinë e Tiranës.
Qori theksoi me anë të një video-mesazhi se Erion Veliaj e ka lakun në fyt nga provat e korrupsionit të tij dhe çdo përpjekje për të manipuluar opinionin publik do të dështojë.
Qori ritheksoi se Veliaj po përdor kërcënimet e koduara për Edi Ramën duke i kërkuar mbrojtje në këtë situatë të vështirë dhe duke i kujtuar se rënia e tij rrëzon krejt hierarkinë qeverisëse.