“Football London” shkruan se Uest Hemi pritet të bëjë një tjetër ofertë gjatë verës për të marrë shërbimet e Armando Brojës. 

Klubi i “çekiçëve” të Londrës mbetet sërish i interesuar për sulmuesin shqiptar pavarësisht se huazimi i këtij të fundit të Fulhemi nuk po shkon aspak mirë pasi Broja nuk po merr minutat e pritura. 

Çelsi ka vendosur ta shesë përfundimisht Brojën gjatë verës dhe kërkon të përfitojë financiarisht nga kartoni i tij. Kujtojmë se në merkaton e janarit Uest Hemi ofroi deri në 30 milionë euro për 22-vjeçarin, por Çelsi vendosi ta huazonte te Fulhemi. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *