Dani Mërfi ishte një nga emrat më të spikatur në mesfushën e Liverpulit në fundin e viteve ’90 dhe fillimin e viteve ‘2000. 

Mesfushori pranoi së fundmi në një Podcast në Angli se lënia e futbollit ishte tepër e vështirë për të dhe kjo e kishte shtyrë drejt varësive dhe veseve, si alkoli, marijuana dhe kokaina. 

“Kur luan futboll dhe je aktiv është gjithçka ndryshe. Ke gjithmonë vëmendjen etë tjerëve dhe motivimi është i përhershëm. Por kur largohesh nga futbolli i luajtur gjithçka ndryshon. E kisha shumë të vështirë të përshtatesha me jetën e re pa futboll dhe fillova të pi alkol  dhe marijuanë. Më pas kalova te përdorimi i kokainës. Më dukej se nuk mnd të bëja asgjë nëse nuk merrja kokainë së paku tre herë në  javë” – tha Mërfi.

Ai shtoi se i është dashur një periudhë e gjatë rekuperimi dhe tashmë varësitë e tij i përkasin të shkuarës. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *