FILE - A battery of Israel's Iron Dome defense missile system, deployed to intercept rockets, sits in Ashkelon, southern Israel, Aug. 7, 2022. An incoming attack by Iranian drones and ballistic missiles Sunday, April 14, 2024, poses the latest challenge to Israel’s air defense system, which already has been working overtime to cope with incoming rocket, drone and missile attacks throughout the six-month war against Hamas. (AP Photo/Ariel Schalit, File)

Izraeli ka një nga sistemet e mbrojtjes më të avancuara në kohët e sotme. 

Kjo siguri është produkt i investimeve të mëdha të kryera nga buxheti i shtetit dhe sidomos falë ndihmës së ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Sistemet e mbrojtjes mund të konsiderohen si arma më e fortë e Izraelit pasi shumica e popullsisë civile gjendet në rrezen e veprimit të raketave të lëshuara në drejtim të shtetit hebre nga Irani, Hamasi palestinez, Hezbollahu libanez dhe rebelët e Huthi të Jemenit. 

Në vitin 2024 Izraeli ndau 15% të buxhetit vjetor për nevojat e mbrojtjes. 

Sistemi më i njohur i mbrojtjes ajrore të Izraelit, “Iron Dome” përbëhet nga një rrjet detektorësh radarësh dhe lëshues raketash që përdoren për të kapur zjarrin e agresorit duke përfshirë raketa me rreze të shkurtër veprimi .

Ky system është i vendosur në jug të Izraelit në vitin 2011 pas luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut, 

SHBA-të financuan zhvillimin e sistemit të mbrojtjes  raketore me rreze të shkurtër veprimi duke investuar rreth dy miliardë dollarë deri në vitin 2022.

Që nga viti 1948 kur shteti i Izraelit u formua, SHBA-të i kanë dhënë shtetit hebre rreth 300 miliardë dollarë ndihma kryesisht ushtarake. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *