Irani duket se është tërhequr nga vazhdimësia e sulmeve ndaj Izraelit pasi autoritetet në Jeruzalem deklaruan se kanë shkatërruar mbi 300 raketa dhe dronë të nisur nga bazat ushtarake iraniane.
I vetmi objektiv i goditur nga shënjestra iraniane është një bazë ushtarake në jug të Izraelit, por dëmet raportohen të jenë vetëm materiale, ndërkohë që nga civilët raportohet vetëm një 10-vjeçar i plagosur.
Nga ana tjetër, Teherani zyrtar deklaroi se goditja ndaj Izraelit ishte një tregues i qartë i forcës së tyre. Iranianët flasin për fitore, ndërkohë që përsëritën se ne rast se Izraeli kundërpërgjigjet, ata do të nisin një tjetër valë sulmesh edhe më intensive se kjo e fundit.