Granit Xhaka iu afrua një titulli kampion me Arsenalin gjatë sezonit të kaluar, por Mançester Siti pati një tjetër marsh në fund të sezonit.
Pas disa sezonesh me ulje-ngritje në Londër, Xhaka vendosi të ndërrojë ambient.
Ksabi Alonso e kërkoi te Leverkuseni i tij duke i dhënë besim dhe vend të sigurtë titullari.
Pjesa tjetër është histori. 26 ndeshje në qendër të mesfushës si lider i padisktueshëm. Ekuilibrues mes reparteve, i fortë në duele, i saktë në pasime. Granit Xhaka shumë shpejt u kthye në shtyllën e Leverkusenit dhe manovra e të besuarve të Alonsos niste nga ai.
Mesfushori me origjinë shqiptare shënoi dy supergola nga distanca, ndërkohë që ishte protagonist me paraqitjet e tij solide pothuajse në çdo përballje.
Leverkuseni i Alonsos dukej si ekip i ndërtuar rreth Xhakës. Synimet ende nuk janë përmbushur, të tjerë trofe janë në lojë, ndërkohë që sezonin e ardhshëm pritet të shihet Leverkuseni i Championsit.