Duket e vështirë për t’u besuar që një klub si Bajer Leverkuseni me 120 vite histori të mos kishte asnjë titull kampion, mirëpo kjo ndodhi dje. 

Ftorja 5-0 në shtëpi ndaj Verder Bremenit i dha skuadrës së Ksabi Alonsos titullin e parë në Bundesligë. 

Tregolëshi i Wirtz, supergoli i Xhakës dhe Boniface vulosën një sezon që do të mbetet gjatë në kujtesën e futbollit gjerman. 

Djemtë e Ksabi Alonsos sigurojnë titullin që në mesin e prillit me 25 fitore, 4 barazime dhe pa shijen e humbjes. 

“Aspirinat” janë në garë dhe për Evropa Ligën dhe Kupën e Gjermanisë, ndërkohë që festa e titullit në stadium dhe jashtë tij ishte e papërmbajtur.

Tifozët pushtuan fushën ndërsa që parakalimi i autobusit në qytet u shoqërua me kore dhe përshëndetje nga mijëra njerëz.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *