Nga Sokol Kolgjini

Një analist me emnin Arjan ishte revoltue shumë me Xhaçkën dhe ofendimin e saj për “njerëzit nga mali” dhe e quante “tyryfyçkë”. Arjani e kishte marrë personalisht ofesën e Xhaçkës ngaqë, siç thonte ai, vetë kishte zbritur nga malet aty afer bregdetit dhe i dukej se ofesa e Xhaçkës ishte për të. Pavarsisht se nuk e njoh këtë Arjanin, po due me i thanë: Arjan, qetsohu. Xhaçka nuk e ka me ty.

Edhe ti Arjan e din se nuk e ka fjalën për ty, por thjeshtë edhe ti po ban diversion. Edhe unë e shumë tjerë si unë e dinë se për cilët “njerëz nga mali” mendonte Xhaçka biles edhe ju e dini, prandaj e shani Xhaçkën që ta mbroni. 

Xhaçka e shprehu krejt lirshëm dhe e shpengueme atë që ajo e ka trashëgue në mentalitet nga paraardhësit e saj dhe tuaj, atë që ajo sigurisht e ka thanë e stërthanë me qindra herë në biseda private me sojin e vet që vetëquhen “jemi tanët” dhe i vetmi gabim i saj ishte se harroi që ishte në emirion dhe e tha publikisht. Për kët jam krejt i sigurtë, ashtu siç jam i sigurtë se pas emisionit, soji i vet i ka tërheqë vërejtjen pse e tha në televizion e jo pse mendon kështu. Dhe jam kështu i sigurtë se e njoh kët mentalitet, e kemi hasë përditë që nga koha e mërhumave të komunizmit e deri sot të injorantët e neokomunizmit. 

Do hyni me viza në Tiranë; shpellarë; Çeçenë; një maloke më pak, etj. plot që s’po më kujtohen, nuk janë ma pak se “njerëzit nga mali” të Xhaçkës, të gjitha këto të thana nga të ashtuquajtunit pushtetar e zyrtarë publikë që në fakt janë uzurpatorë të pushtetit dhe pushtuesit de facto e de jure të vendit.

E kur kjo ndodhë, siç na ka ndodhë e po vazhdon, kur më pak se gjysma e popullsisë e përfaqsueme nga shtresa ma jofisnike dhe me vese, nga hajdute, hipokritë, mashtrues, injorantë e arrogantë kan uzurpue vendin dhe trajtojnë si qytetarë të dorës së dytë ma shumë se gjysmën tjetër të popullsisë për shkak krahine, prejardhje apo origjine, i etiketojnë me terma ofendues, u japin ma pak se 10% të fondeve publike, ua përçmojnë gjuhën, u mohojnë figurat dhe vlerat dhe u duken të tepërt pse ishin dhe pse janë…, kjo në botën e qytetnueme quhet DISKRIMINIM. 

Sikur të mos mjaftonte kjo, ne kemi diskriminim në përmbysje vlerash. Ne diskriminohemi nga llumi që kemi në krye dhe mbahet aty duke vjedhë, duke grabitë, duke mashtrue dhe fatkeqësisht edhe duke u mbështetë edhe nga ata që mendojnë se po përfitojnë sepse “janë tanët”, ngaqë nuk janë nga mali ose malokë.

Nuk ban ma kështu. Nuk ka bashkëjetesë kur je i pushtuem nga diskriminimi. 

Popujt e pushtuem e kan detyrim me fitue lirinë e tyne. 

Që të jetojnë të lirë, të trajtohen si të barabartë, që ti gëzojnë resurset e veta e ti ngulin çadrat aty ku e meritojnë, malokëve u duhet një Bismarck e Shqipnisë i duhet një konfederatë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *