Synimet e Iranit për programin e tij bërthamor kanë qenë përherë të qarta, por shteti i drejtuar nga teokracia e ajatollahëve nuk ka arritur deri sot të prodhojë armë bërthamore. 

Irani ka një infrastrukturë ushtarake për të mos u nënvlerësuar me avionë luftarakë, raketa hipersonike, balistike dhe dronë të prodhimit vendas të përdorur dhe nga Rusia në sulmin ndaj Ukrainës. 

Irani ka një buxhet vjetor prej 13 miliardë dollarësh për mbrojtjen, kundrejt 18 miliardë dollarëve që është buxheti izraelit për mbrojtjen.

Irani ka një rivalitet të hapur me Arabinë Saudite për dominim në Lindjen e Mesme, por sauditët investojnë plot 70 miliardë dollarë në vit për mbrojtjen. 

Teherani zyrtar nuk ka një aleat të mirëfilltë në rajon, por ka raporte të afërta me Kinën dhe Rusinë të cilat i sheh dhe si mbështetëse të mundshme në konfliktet me vende të tjera në rajon, kryesisht nën ndikimin amerikan. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *