Kosova u trondit nga vrasja brenda pak ditëve e dy grave në Ferizaj dhe Pejë.

Presidentja Vjosa Osmani shpalli ditë zie, ndërkohë që kërkoi ashpërsim të dispozitave ligjore për vrasësit e grave duke shtuar se dukuria po kthehet në një nga problemet më shqetësuesë në shtetin e Kosovës.

Të hënën, shumë qytetarë marshuan në Prishtinë duke kërkuar nga institucionet të jenë garante të jetës dhe lirive themelore në vend. 

Sot i jepet lamtumira Gjyljana Ukellës, e vrarë në Pejë nga bashkëshorti i saj.

Vrasjen e dy grave e dënoi dhe kryeministri Albin Kurti sipas të cilit institucionet e drejtësisë nuk kanë punuar sa duhet për të frenuar këtë fenomen kriminal që po trondit gjithjë dhe më shpesh shoqërinë në Kosovë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *