Mançester Siti pret sonte në shtëpi Realin e Madridit në klasiken e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.
Ndeshja e parë në Madrid prodhoi një barazim spektakolar 3-3 dhe gjithçka mbetet e hapur për përballjen e mbrëmjes së sotme.
Mançester Siti i ka fituar tri ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Realit të Madridit, të gjitha nën drejtimin e Pep Guardiolës: 2-1 në 2020, 4-3 në 2022 dhe 4-0 në 2023.
Pavarësisht këtij bilanci, Karlo Ançeloti beson se Reali i tij mund të përmbysë çdo rezultat dhe parashikim kur vjen puna te Championsi.
Pep Guardiola nga ana e tij u shpreh se skuadra duhet të luajnë futbollin e saj dhe se dueli i kthimit do të jetë i vështirë për të dy skuadrat.