Presidenti i Turqisë i krahasoi drejtuesit e Izraelit me drejtuesit e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Rexhep Taip Erdogan tha gjatë një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij se Izraeli po kryen gjenocid në sytë e mbarë botës dhe nuk ka ndërmend të ndalet në panet e tij.
Erdogan shtoi se e gjithë kjo çmenduri po ndodh me përkrahjen e parezervuar të Perëndimit, ndërkohë që mbrojti Hamasin duke e cilësuar si organizatë rezitence dhe jo terroriste.
“Kur askush tjetër nuk fliste, ne u ngritëm dhe thamë: ‘Hamasi nuk është organizatë terroriste, por grup rezistence.’”- tha ai.
34 000 palestinezë janë vrarë gjatë gjashtë muajve të fundit, sipas autoriteteve lokale shëndetësore, ndërsa 77 000 të tjerë janë plagosur. Raportimeve të shumta, statistikisht, gati gjysma e popullsisë së Gazës është nën moshën 18 vjeç.