Bajer Leverkuseni nuk ka ndërmend të ndalet. Pasi siguruan titullin kampion në Bundesligë, të besuarit e Ksabi Alonsos i dhanë valixhet dhe Uest Hemit në Evropa Ligë duke kaluar në katër më të mirat ku do të përballen me Romën.
Uest Hemi dominoi në pjesën e parë ku shënoi me Antonion, ndërkohë që ‘aspirinat” në pjesën e dytë dolën në habitatin e tyre duke barazuar me Frimpong. Gjithçka mbyllet 1-1 ndërsa përballje e parë në Gjermani përfundoi 2-0.
Me këtë ndeshje, Leverkuseni e rriti në 44 serinë e ndeshjeve pa humbje ndërsa mrekullia e ansamblit të Alonsos mund të zgjasë sërish.
Krahas Evropa Ligës, Leverkuseni synon dhe trofeun e Kupës së Gjermanisë ku do të përballet në finale me Kaizerslauternin.