Politikani serb akuzoi presidentin e vendit të tij se ka angazhuar njerëz për t’i përndjekur dhe përgjuar të bijën. 

Nikola Sanduloviç para pak kohësh ra pre e dhunës nga strukturat e shërbimit sekret, ndërkohë që vijon të akuzojë kastën drejtuese në Serbi si organizatë kriminale.

Ai tha se e bija po përndiqet nga njerëzit e pushtetit si vazhdim i presionit ndaj tij që të mbyllë gojën. 

“Gjatë kontrollit të veturës së vajzës sime Klara, në rezervuarin e së cilës ishte futur sheqer për të bllokuar motorin dhe për t’i shkaktuar aksident, është gjetur një pajisje gjurmuese që përdoret nga policia sekrete private serbe e Aleksandar Vuçiçit .

A është edhe kjo me urdhër të Aleksandar Vulinit apo Aleksandar Vuçiqit?! Asnjë politikan në Serbi, përveç meje, nuk është në rrezik për shkak të pikëpamjeve të tij, si dhe gruaja dhe vajza ime.” –  shkroi Sanduloviç në Tuiter. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *