Në mediat gjermane dhe ato franceze raportohet se Zinedine Zidane ka arritur marëveshje për të marrë drejtimin e Bajernit të Mynihut në fundin e këtij sezoni.
Drejtuesit bavarezë kanë zgjedhur legjendën franceze duke i besuar projektin për vitet e ardhshme.
Sipas raportimeve, Zidane ka vendosur disa kushte për të marrë drejtimin e Bajernit dhe mes tyre është dhe një listë me lojtarë të preferuar të cilët ka kërkuar t’i ketë në organikën e tij.
Konfimimi zyrtar për marrëveshjen mes rekordmenëve gjermanë dhe trajnerit francez pritet të shpallet në ditët në vijim.
Zidane fitoi tre herë radhazi Ligën e Kampioneve me Realin e Madrdit, ndërkohë që prej dy vitesh nuk ka drejtuar asnjë ekip dhe pse ofertat për të kanë qenë të shumta.