Njohësi i çështjeve të merkatos shkroi në rrjetet sociale se drejtuesit e Milanit kanë marrë vendimin për të shkarkuar Stefano Piolin në fund të sezonit. 

Sipas Fabricio Romanos, drejtuesit e Milanit e vlerësojnë si të dështuar sezonin aktual që i sheh jashtë luftës për titull dhe të eliminuar nga garat evropiane. 

Edhe nëse Milani fiton në derbin e së hënës ndaj Interit, kjo nuk do të mjaftojë për Piolin, fati i të cilit tashmë duket i përcaktuar. 

Stefano Pioli ka katër sezone në krye të stolit kuqezi, vite që kulmuan me një titull kampion para dy sezonesh. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *