Gazeta prestigjioze italiane, La Repubblica i ka kushtuar një artikull të detajuar marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
Sipas artikullit, njeriu kyç i marrëveshjes Rama-Meloni është Ëngjëll Agaçi, një ish-avokat i mafias shqiptare dhe italiane, për të cilin gazeta italiane shprehet se ka tentuar të korruptojë kreun e Interpolit të Romës.
La Repubblica rikthen dhe njëherë në vëmendjen e publikut rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, i përfolur prej vitesh si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama, si dhe për përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve.